Prishtinë – Këshilli Drejtues i PDK-së analizoi sot pasdite situatën politike aktuale në Kosovë dhe përshëndeti vendimin për përmbylljen e Mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, si fazë e pjekurisë dhe stabilitetit të institucioneve të Kosovës.
Këshilli Drejtues i PDK-së mbështet procesin e reformave demokratike dhe vendimin e Kryesisë së PDK-së që të formojë Kabinetin e Qeverisjes së Mirë për Prishtinën, si domosdoshmëri për qeverisje evropiane dhe për ta shpëtuar kryeqytetin nga kaosi dhe keqeverisja.
Këshilli Drejtues i PDK së mirëpret lajmin për lirimin nga paraburgimi të z. Fatmir Limaj, nënkyetar i PDK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
PDK-ja çdo herë ka besuar në pafajësinë e z. Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij dhe në luftën e drejtë të UÇK-së, thuhet në një deklaratë të kësaj partie.
Këshilli Drejtues i PDK-së mori vendim që të fillojë procesi i zgjedhjeve brenda PDK-së, moto e të cilave do të jetë: PDK për Kosovën Evropiane.
Wednesday, 21 March 2012 23:03