INSTAT bëri të ditur sot se prodhimi total vendas i energjisë elektrike për vitin 2011 u ul me 47.4% krahasuar me një vit më parë.
Në vitin 2011 burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte nga hidrocentralet.
Ulja e konsiderueshme me 48.1% e sasisë së prodhuar prej HEC-ve, krahasuar me vitin 2010, dha ndikimin kryesor në uljen e prodhimit total të energjisë.
Ulje pati prodhimi i energjisë edhe nga HEC-et private si dhe ato të dhëna me konçension me 14.0% më pak, krahasuar me vitin 2010.
Kjo sasi energjie përbën 3.4% të prodhimit në vend.
Importi i energjisë elektrike u rrit vjet ndjeshëm dhe arriti 3,475 GWh nga 1,005 GWh që ishte në vitin 2010.
Wednesday, 21 March 2012 16:35