Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 16:00

Këngëtarja Nicki Minaj në kopertinën e revistës Allure duket fantastike.

Ajo është këngëtarja që e ka mrekulluar të gjithë botën jo vetëm me talentin e saj, por edhe me format dhe stilin e veçantë, ndonjëherë paksa qesharak, por që me sa duket divën e kënaq stili i jetës së saj.

Megjithëse shpesh herë shfaqet me stile të çuditshme flokësh, kjo gjë e bën atë më të veçantë në stilin e saj.

Me shumëllojshmërinë e ngjyrave të cilat e karakterizojnë këtë këngëtare të njohur, shfaqet më e bukur se asnjëherë tjetër në kopertinën e revistës.

Nicki Minaj në këtë intervistë ekskluzive flet për jetën e saj private, për profesionin dhe çdo gjë tjetër. Për më tepër lexoni intervistën në revistën Allure. (LajmeShqip.com)