Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 08:45

Athinë – Anijet në Greqi sot dhe nesër  do të qëndrojnë të ankoruara në porte për shkak të grevës 24-orëshe të filluar prej punëtorëve portualë, njoftoi Radio Athina.

Greva është organizuar pasi përfaqësuesit e sindikatës nuk arritën marrëveshje me udhëheqësin politike të Ministrisë për zhvillim rajonal, konkurrencë dhe flotë nëndetare, rreth kërkesave  ekonomike dhe të punës së punëtorëve portualë, të cilët njoftuan se do të organizojnë edhe një grevë 48-orëshe.