Lajme Shqip Sunday, 18 March 2012 19:02

Berlin – Joakim Gauk është zgjedhur presidenti i 11-të i Gjermanisë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ish-pastori luterian ka fituar 991 vota në favor të tij, në asamblenë e veçantë të deputetëve.

Gauk, 72-vjeçar, ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut dhe është shquar për rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore.

Ai pason ish-presidentin Kristian Vulf, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të akuzave për afera korruptive.

Pozicioni i presidentit në Gjermani, megjithatë, është kryesisht një post ceremonial.