Njëqind foto të pabotuara të Marilyn Monroe-së do të nxirren në ankand së bashku me të drejtat e tyre të autorit më 31 Mars dhe 1 Prill.
Seti u mundësua nga Allan Snyder, që ka qenë grimieri personal i aktores për më shumë se 15 vite.
Njëra prej fotove tregon vetë Snyderin duke trukuar Monroen, e cila është e veshur me të brendshme teska fotografohej për filmin e vitit 1960, “Facciamo l’amore” (Le të bëjmë dashuri).
Gjithashtu në këtë ankand do të ofrohen letrat dhe telegramët që Monroe i kishte dhënë Snyder-it.
Në ankandin që organizohet nga shtëpia “Julien’s Auctions” do të ketë edhe relike të tjera të ikonave hollivudiane si Frank Sinantra, James Dean, Charlie Chaplin dhe Sammy Davis Jr.
Sunday, 18 March 2012 10:00 