Biondinën bukuroshe Jessica Simpson e ndan vetëm një muaj nga data e lindjes së fëmijës së saj të parë, dhe vetëm një ditë më parë në një intervistë radiofonike ajo ka rrëfyer detaje të kësaj periudhe.
Fashionistja 31-vjeçare për ‘Radio Seacrest’ ka thënë, “Përfundimisht kjo është periudha më erotike e jetës sime. Sinqerisht, kam një dëshirë të shtuar për seks që nuk di si t’i vë fre! Megjithëse jam plot 77 kilogramë e shëndoshë, ndihem shumë mirë me trupin tim.”
Jessica, e cila mezi pret të sjellë në jetë vajzën e saj (që do ta quaj Maxwell), ka treguar edhe përse pozoi nudo për revistën ELLE.
“Në fakt, ata nuk ma kërkuan një gjë të tillë. Gjithçka erdhi në mënyrë spontane dhe pa e planifikuar. Megjithëse jam trashur shumë, ndihem rehat me trupin tim si asnjëherë më parë. Jam shumë krenare që jam duke u bërë një nënë dhe tani jam e dashuruar me trupin tim si asnjëherë më parë.”
Në një nga fotografitë ajo shfaqet me të fejuarin e saj Eric Johnson teksa ai i puth asaj barkun e stërmadh. Sipas parashikimeve të doktorit, Jessica do të lindë më 20 prill. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 March 2012 14:09 