Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 12:41

Karruche Tran, e dashura e këngëtarit (famëkeq) Chris Brown, ka marrë kërcënime pa fund nga fansat e këngëtares Rihanna. Kërcënimet e tyre e kanë frikësuar aq shumë, saqë ajo tashmë nuk del nga shtëpia pa qënë e shoqëruar nga truprojat.

Përpara disa ditësh ka patur mjaft spekulime se Rihanna në profilin e saj në twitter ka postuar një fotografi të një qese orizi (ushqim tradicional i prejardhjes të së dashurës së Ch.B.), të dekoruar me syze dielli dhe vathë. Po përtej kësaj fotografie, fansat e Rihannës kanë vazhduar me komente kërcënuese, si “ruaj veten” ose “do të të vras”.

Megjithëse Rihanna nuk ka konfirmuar nëse fotografia ishte drejtuar për të, apo jo, modelja tajlandeze Karrueche ka konfirmuar për TMZ se nuk shkon asgjëkundi e pashoqëruar nga truprojat muskulozë të të dashurit të saj, Chris Brown.

Ndërkohë thuhet se Chris Brown e ka mbështetur shumë të dashurën e saj, pavarësisht afrimitetit që ka pasur me Rihannën kohëve të fundit. (LajmeShqip.com)