Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 10:21

Daniel Seddiqui nga Evanston ishte një i sapo diplomuar, por i papunë, që papritur u bë me 50 të tilla!

Seddiqui, që është shkolluar në zonën e Chicagos por me banim në Evanston, është duke u marrë me promovimin e librit të tij ’50 punë në 50 shtete’.

Libri flet për historinë e pabesueshme të aventurës së tij dukë bërë 50 punë të ndryshme në 50 shtete, vetëm brënda 5 javëve.

“Shumë njerëz më pyesin përse e bëj këtë? Unë dua të eksploroj profesionet e ndryshme dhe për këtë lëviz në vende të ndryshme”.

Ai i hipte makinës dhe bëntë një javë punë në çdo shtet. “Shumë nga punët ishin të vështira dhe të frikshme, si p.sh naftëtar, minator, patrullë kufitare etj”, rrëfen ai.

Ai kurrë nuk i gënjeu punëdhënësit e tij për largesat dhe se sa mund të qëndronte në një vend pune. Madje, ai ka qenë edhe asistent veteriner në një fermë kuajsh.

Por eksperienca më e bukur e këtyre aventurave nëpër 50 shtete të ndryshme, ishte njohja me Kristen, e cila sot është dhe e fejuara e tij. (LajmeShqip.com)