Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 14:08

Studimet e fundit kanë treguar se kanceri i gjirit tek femrat mund të parandalohet nëse konsumojmë një sasi të vazhdueshme perimesh jeshile.

Studiuesit arritën në përfundimin se spinaqi, sallata jeshile dhe të tjera perime me gjethe, parandalojnë në një masë të konsiderueshme shfaqjen e kancerit tek femrat.

 

Mjekët këshillojnë që duhet konsumuar çdo ditë një sasi prej 200 gramësh perime jeshile.

‘Epic’ testoi plot 31.000 gra të shëndetshme italiane, të moshës 36-64 vjeç, dhe i monitori për një dekadë të tërë. Gjatë kësaj kohe u mësua gjithçka mbi regjimin ushqimor të tyre dhe u arrit në përfundimi se kanceri i gjirit ishte më pak i përhapur tek ato femra që konsumonin perimet jeshile.

“Spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perimet me gjethe, kanë mbrojtur 30.000 gra nga tumori. Kjo falë përmbajtjes së tyre me antioksidantë, të cilat përqendrohen pikërisht në gjethe”, ka thënë njëri prej bashkautorëve të studimit.