Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 13:38

Një gen i cili ndikon që bimët të bëhen të ‘përgjumura’ gjatë natës dhe që kontrollon lulëzimin, është zbuluar nga shkencëtarët.

Modelet kompjuterike treguan se si 12 gene veprojnë me njëri-tjetrin për të vendosur orën e brendshme të bimëve, tregoi për BBC studimi i Universitetit të Edinburgh.

Studiuesit zbuluan se një proteinë e njohur si TOC1 e lidhur më herët me zgjimin e kafshëve, ul edhe aktivitetin e bimëve gjatë natës. Kjo sipas profesor Andrew Millar është një ndryshim i madh për ato çfarë dinim. Bimët, kafshët madje dhe bateritë përshkojnë një rutinë 24 orëshe, i njohur si ritëm qarkullues, çka i lejon të bëjnë ndryshime gjatë ditës dhe t’i adaptohen ndryshimit të stinëve.

”Si për njerëzit, po ashtu edhe për bimët duhet të mendoni se bimët kanë ritëm. Të pasurit një orë biologjike është e rëndësishme për bimët, nëpërmjet së cilës gjatë natës mund të akumulojnë energji për rritjen e tyre. Dhe tashmë dimë se si këto gene ndikojnë gjatë ditë-natës”, ka shtuar Millar në lidhje me studimin e tij të publikuar nda Daily Mail.