Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 14:04

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës dhe kreu i saj, Jakup Krasniqi, vazhdojnë të jenë të painformuar për procesin e bisedimeve.

Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se ende nuk ka marrë kurrfarë materiali apo informacioni zyrtar nga Qeveria. Ai ka thënë se po presin që në seancat e ardhshme të Kuvendit qeveria të informojë deputetët.

Shefi i Kuvendit, nuk ka pëlqyer  fort të marrë qëndrim përdeklaratat e fundit të ndërmjetësuesit të bisedimeve, Robert Cooper, që ka thënë se bisedimet kanë qenë politike dhe ka përmendur mundësinë e diskutimit edhe për veriun.

Krasniqi është shprehur se për veriun vlen vetëm Plani i Ahtisaarit, duke kundërshtuar diskutimin e kësaj çështje.

Por ka thënë se nuk mund të japë vlerësime nëse delegacioni kosovar në krye me Edita Tahirin ka shkelur Rezolutën e Kuvendit të para një viti, e cila thotë se Kosova do të zhvillojë vetëm biseda teknik dhe praktike me Serbinë dhe jo për çështje politike.