Kylie Minogue shfaq anën e saj më të mahnitëshme, si një kameleon bukurie na tregon se është e zonja të përshtatet me çdo stil.
Këngëtarja e mrekullueshme flet në këtë intervistë për jetën e saj private, cilësitë që pëlqen tek një mashkull, për kuzhinën, e për shumë tema të tjera.
Përsa i përket temës se cilat janë cilësitë e mashkullit perfekt për të, ajo shprehet, “Sigurisht që duhet të jesh në gjëndje të qeshësh me batutat e tij. Nuk mund t’a imagjinoj se si mund të jetë një marrëdhënie kur nuk ka mirëkuptim. Kohët e fundit kam filluar të preferoj meshkujt latin, Andrea është spanjoll, Oliver ishte francez. Mashkulli duhet të ketë shpirt krijues dhe imagjinatë të shfrenuar.”
Këngëtarja e famshme jeton në Londër që në vitin 1987. Ajo shprehet se e do shumë këtë qytet dhe njerëzit që jetojnë në të.
Për më tepër surpriza lexoni këtë artikull interesant dhe shikoni se sa shumë ka ndryshuar Kylie Minogue.
(LajmeShqip.com)
Monday, 12 March 2012 10:23 





