Graçanicë- Drejtori i “Posta Srbije” në Kosovë Rangjel Nojkiç ka deklaruar mbrëmë se dy punëtorë të kësaj ndërmarrjeje që po e bartin postën nga Serbia në Kosovë janë arrestuar te Dheu i Bardhë.
Sipas tij janë arrestuar Dragan Marinkoviç dhe Ratomir Trajkoviç nga Uglari i Fushë KOosvës dhe atyre u është paracaktuar burgim 48 orësh.
Për Tanjug Nojkiç ka thënë se ata janë arrestuar vetëm për shkak se me vete kishin llogaritë e shpenzimeve për shfrytëzues “Telekoma Srbije”, për Total TV dhe ato të bankave afariste nga Serbia që veprojnë në Kosovë . Ai e quan këtë arrestim të motivuar politikisht. (Koha)
Friday, 09 March 2012 11:48