Prishtinë-Lidhja Demokratike e Kosovës beson se forcimi i shtetit të Kosovës është parakusht për arritjen e njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës, anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtarë si dhe pjesëmarrjen në iniciativa rajonale shumëpalëshe.
Zyrtarë të LDK-së shpalosën platformën progamore të LDK-së për politikë të jashtme dhe procese integruese duke theksuar sërish qëndrimin e kësaj partie se vendi duhet të prezantohet në nisma rajonale vetëm me emrin kushtetues.
Deputetja Vjosa Osmani tha se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve mirëpo me të gjitha shtetet ai duhet të bëhet në korniza të barabarta.
Ndërkaq zyrtari tjetër i LDK-së, Arban Abrashi tha se procesit të ‘evropianizimit’ të Kosovës, duhet t’i prijë ‘evropianizimi’ i partive politike, institucioneve dhe shoqërisë kosovare.
Zyrtarë të LDK-së thanë se kjo parti beson se forcimi i brëndshëm i mekanizmave institicuonal do të reflektohet pozitivisht në subjektivitetin ndërkombëtar të vendit. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 06 March 2012 18:40