Tiranë- Gjykata e Tiranës ka shtyrë sot, për në daten 12 Mars vendimin për çështjen ‘Gërdeci”, me 29 të pandehur, në pjesën më të madhe ish- zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë. 
Vendimi për “Gërdecin” ishte parashikuar që të shpallej sot por, Gjykata e Tiranës vendosi të marrë më tepër kohë për shqyrtimin e çështjes.
Sikurse u deklarua ne seance, nga kryetari i trupit gjykues, Ridvan Hado, çështja është komplekse dhe materialet e saj janë voluminoze.
Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor dhe denimin me burgim të përjetshëm për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë ‘Alba Demil”, Mihal Delijorgji si edhe për administratorin e kesaj kompanie Dritan Minxhollin. Ndërkohe qe, është kerkuar dënimi me disa vjet burgim për te pandehurit e tjere.
Ne Gjykate, te pandehurit kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria, duke deklaruar pafajësinë e tyre në këtë proces. Të pandehurit e çështjes akuzohen se janë përgjegjës per ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec të Tiranës, kur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në ish fabrikën e demontimit të municioneve luftarake humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.
Vendimi per çështjen Gërdeci pritet të jepet 3 ditë para 4 vjetorit të tragjedisë.
Tuesday, 06 March 2012 16:48