Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 09:45

Otavë – Kanadaja e ka mbyllur ambasadën e saj në Siri dhe ka vendosur sanksione të reja kundrejt Damaskut, në shenjë proteste kundër represioneve të regjimit të presidentit Bashar al Asad. Këtë e theksoi në një deklaratë ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Xhon Beard.

Ambasada në Damask është mbyllur dhe të gjithë diplomatët janë tërhequr.

Beard shtoi se pakoja e re, e gjashta në radhë e sanksioneve, përfshin ndalesë për çfarë do lloj bashkëpunimi me Bankën qendrore të Sirisë, mbajtje të kontakteve me shtatë ministra brenda Qeverisë, si dhe dorëzim ose pranim të financave ose shërbime tjera nga ndonjë person juridik ose fizik në Siri.