Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 17:30

Tiranë- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi tha të hënën se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e prioriteteve kyçe, ndërsa marrja ose jo e statusit të vendit kandidat do të përcaktohet në muajin tetor me daljen e raport-progresit të KE-së. 

“Nuk e di nëse Shqipëria do e marrë apo jo statusin e vendit kandidat. Raport-progresi do të dalë në tetor dhe ai do të përcaktojë nëse vendit tuaj do t’i jepet statusi. Por, deri në tetor ka shumë kohë dhe shumë gjëra që duhen bërë”, tha ambasadori i KE-së.

“E rëndësishme, vjoi ai, është se ka një progres në përmbushjen e prioriteteve kyçe duke filluar nga ato politike. Ka sinjale inkurajuese, si miratimi i kodit penal tre ditë më parë apo dhe diskutimet për reformën zgjedhore. Pra, e rëndësishme është që të arrihet progres dhe unë besoj se me vullnet politik dhe statusi mund të jetë i mundur. Po ashtu, si tha pak ditë më parë komisioneri Fyle, i rëndësishëm mbetet progresi në përmbushjen e prioriteteve kyçe”, u shpreh Sequi.  

Deklaratat e zyrtarit të KE-së në Tiranë u bënë pas një takimi në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku u prezantua projekti për mjedisin. (LajmeShqip.com)