Arnold Schwarzenegger dhe bashkëshortja e tij, Maria Shriver, kanë nisur një terapi çifti për të evituar divorcin që ajo kërkoi pasi mori vesh që protagonisti i ‘Terminator’ kishte një fëmijë jashtë martese me shërbyesen e shtëpisë.
Kriza e çiftit nisi kur në maj të vitit të kaluar ish-guvernatori i Kalifornisë pranoi se në vitin 1997 ka pasur një fëmijë me Mildred Patricia Baena, një shërbyese që punoi për familjen përgjatë 2 dekadash.
“Arnold dhe Maria po konsultohen me një terapist për të kapërcyer problemet dhe për të rifilluar marrëdhënien. Maria është katolike dhe nuk beson tek divorci, por është ndjerë shumë e turpëruar nga tradhëtia”, tha një burim për gazetën njujorkeze “New York Post”.
Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver janë martuar në vitin 1986 dhe kanë katër fëmijë sëbashku.
Saturday, 03 March 2012 12:43 