Lajme Shqip Friday, 02 March 2012 15:56

Edicioni i fundit i serialit rus “Spetsnaz” ka pasur si temë kryesore Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas këtij seriali UÇK-ja është një ushtri që pjestarët e saj janë terroristë. Seria e fundit që është transmetuar disa ditë më parë në televizionin ‘Russia TV”, e paraqet UÇK-në si vrasëse të disa serbëve të pafajshëm që janë duke u strehuar në një kishë. Aty qëllon edhe një prift rus i cili është edhe anëtar i Forcës së Sigurimit Federal të Rusisë.

 

Mini seria e bënë këtë anëtar të kësaj force i cili është i maskuar si një prift që ka mision të ruajë popullatën serbe të ngujuar në një kishë diku në Kosovë.

Realizimi  i kësaj serie është i tmerrshëm sa i takon cilësisë dhe se në fund prifti rus i vret të gjithë ushtarët e UÇK-së. Aty paraqitet edhe KFOR-i që i del në ndihmë popullatës serbe porse pjesëtarët e UÇK-së, i vrasin edhe ushtarët e KFOR-it.

Mediat ruse kanë raportuar se kjo seri është realizuar si një përgjigje ndaj filmit të Angelina Jolie, “In the Land of Honey and Blood” që tregon për dashurinë mes një ushtari serb dhe një grua boshnjake në kohën e luftës në Bosnjë.

Megjithatë kjo seri është shumë e dobët dhe tregon se sa thellë është i ngulit nacionalizmi urrejtës ër shqiptarët nga ana e Rusisë. (LajmeShqip.com)