Lajme Shqip Friday, 02 March 2012 16:15

Gjithmonë ka qenë shumë interesante të shikosh se kush mund të marrë çmimin “Aktorja më e mirë”, por ajo çfarë është me të vërtetë tërheqëse është look-u i çdo ylli. Në këto evenimente çdo pjesëmarrës mundohet të lërë përshtypjet më të mira si me sjellje, me stil, ashtu edhe me pozimet para aparateve fotografike të panumërta.

Sot do t’ju prezantojmë aktoret më të njohura në Hollywood që kanë bërë pozat më seksi.

1- Ja! Një ndër pozat më natyrale dhe më të bukura që mund të bëjë një femër. Një buzëqeshje e lehtë e cila pasqyron seriozitet në të njëjtën kohë.

2- Shpatullat drejt dhe një shikim kaq provokues, detyrimisht do t’a kthenin këtë pozë në foton perfekte.

3- Me një fustan të mrekullueshëm, njërën dorë në ije dhe një fytyrë e relaksuar. Thjesht rrezatuese.

4- Linja perfekte, fustani është gjithashtu perfekt!

5- Këmba e përthyer përpara, fustan glamuroz dhe buzëqeshje e përkryer.

Mos i harroni edhe ju këto poza, pasi këto janë çelësi i suksesit që fotografitë tuaja të jenë marramëndëse. (LajmeShqip.com)