Mitrovicë- Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, në një vizitë në Mitrovicë, në takim me kryetarin e komunës, Avni Kastrati, u interesua për gjendjen aktuale dhe problemet si pasojë e barrikadave në rrugë etj. 
Një interesim të veçantë, ambasadori britanik shfaqi edhe për lagjen e romëve, njoftoi sot zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës.
Kryetari Kastrati, tha se barrikadat kanë vështirësuar tejmase jetën e qytetarëve të veriut, në veçanti të komuniteteve joserbe. Ai përmendi problemet e mëdha që kanë për qarkullim, shqiptarët e fshatrave të Leposaviqit, të Kodrës së Minatorëve etj.
“Strukturat e sigurisë, si ato vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare duhet të veprojnë më më vendosmëri për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë”, tha ai.
Sa i përket lagjes së romëve, kryetari Kastrati, tha se ajo paraqet rrëfimin më të suksesshëm të kthimit të të zhvendosurve në gjithë Kosovën.
“Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës është mundësuar ndërtimi i një lagjeje të re, në një hapësirë të ndarë nga komuna”, tha ai
Thursday, 01 March 2012 15:44