Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 10:30

Nju-Jork – Vlera e gjigandit amerikan të kompjuterëve “Apple” ka arritur në vlerën 500 miliardë dollarë. Gjatë ditës së djeshme, aksionet janë rritur me 7,03 përqind, duke çuar kapitalin e tregut të kompanisë në afro 506 miliardë dollarë.

Rritja e fundit e vlerës së aksioneve të “Apple” i referohet pritjeve se kompania së shpejti do të sjellë vendim për pagesën e dividendës të aksionarëve të tij, si dhe të paralajmërimeve se javës tjetër do të prezantojë një model të ri të “iPod”.

“Apple” është koorporata e gjashtë amerikane që arrin 500-miliardëshin dhe e vetmja që është kaq e vlefshme në çmimet aktuale. Pas saj, në vendin e dytë është gjiganti i naftës “Exon Mobile”, vlera tregtare e të cilit është 411 miliardë dollarë.