Lajme Shqip Wednesday, 29 February 2012 17:30

Berlin-Për Kosovën dhe Serbinë janë hapur portat e Bashkimit Evropian, shkruan gazeta prestigjioze gjermane Die Welt. Vendimtare për këtë, shkruan Die Welt janë dy marrëveshje tejet të rëndësishëm që u arritën të premten e kaluar midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, revista prestigjioze gjermane “Fokus” shkruan se me “Pas fillimit të Studimit të Fizibilitetit me Kosovën, Komisioni Evropian të shohë mundësinë e arritjes së marrëveshjes për Stabilim – Asociim me Qeverinë e Kosovës.

Sapo të arrihet kjo marrëveshje, Kosova shndërrohet menjëherë në kandidat potencial për anëtarësim, shkruan revista gjermane Fokus.

Ajo citon edhe ministrin e jashtëm francez Alen Zhype të ketë thënë se  “me këtë vendim Kosova dhe Serbia inkurajohen në rrugën e tyre drejt afrimit me Bashkimin Evropian.

E njëjta revistë, citon edhe Ministrin e Jashtëm austriak Mihael Shpendiligar, të ketë theksuar se pas arritjes së marrëveshjes midis Beogradit dhe Serbisë, Kosova është shndërruar në partner me të cilin do të lidhin marrëveshje kontraktuale edhe me pesë vendet e BE që deri tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (LajmeShqip.com)