Shpesh herë kemi dëgjuar që peshku bën mirë për trurin, por kësaj here këtë pohim na e konfirmojnë shkencëtarët bazuar në një studim të sapokryer.
Shkencëtarët amerikanë zbuluan se dietat me mungesë vaji peshku bëjnë që truri ynë të plaket më shpejt. Vaji i peshkut përmban acide omega-3 dhe në mungesë të tyre janë vënë re probleme me kujtesën dhe mendime konfuze.
Mendohet se omega-3, që gjendet me shumicë në vajin e peshkut, luan rol në rigjenerimin e qelizave të trurit.
Studimi është publikuar në revistën “Neurology” dhe shton se sardelet dhe toni i peshkut përmbajnë më shumë omega-3.
Gjithashtu, vaji i peshkut rekomandohet nga mjekët edhe për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Wednesday, 29 February 2012 18:00 