Ai quhet Hank dhe ka vendosur të kandidojë për të përqeshur status quo-n e politikës amerikane. I zoti i maces, Anthony Roberts ka, shpjeguar se e ka nisur fushatën për shaka.
Por kohët e fundit faqja e Hank-ut ka korrur një sukses të madh, aq sa ndonjëherë bllokohet për shkak të vizitorëve të shumtë njëkohësisht.
Në postera shfaqet macja e racës Maine Coon me vështrim nga ‘lart’. Sipas të dhënave të postuara në faqen e tij, Hank është një punëtor që dëshiron që Amerika të bëhet vendi më i fuqishëm në botë. Madje Hank po kandion edhe për vendin e James Webb-it, një demokrat që është në prag të daljes në pension.
Wednesday, 29 February 2012 17:00 
