Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 23:19

Prishtinë – Konkluzioni për përfaqësimin rajonal të Kosovës, i arritur në Bruksel, është në marrëveshje me SHBA-në dhe BE-në, tha sot pasdite kryeministri Hashim Thaçi.

“Kosova ka arritur këtë konkluzion në marrëveshje me SHBA-në dhe BE-në, që është një zgjidhje e balancuar, që është rrjedhojë e 1244 që ka qenë edhe më herët, si mbetje historike. Risi është se Serbia ka pranuar opinionin e GJND-së, duke përfshirë edhe Deklaratën e Pavarësisë”, theksoi kryeministri kosovar.

Me pas Thaçi bëri të ditur se sot Këshilli i Ministrave i BE-së ka aprovuar të drejtën e Kosovës për Studimin e Fizibilitetit dhe shkurtimin e periudhës kohore për liberalizimin e vizave. “Ky është moment jetik dhe i rëndësishëm për Kosovën për perspektivën evropiane të Kosovës”, tha ai.

Kryeministri Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë janë të ndara si dy shtete. “Ne do të lëvizim gradualisht në perspektivën tonë evropiane, duke bërë reforma të thella”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.