Berlin – Bombë aeroplani nga Lufta e Dytë Botërore është zbuluar në oborrin e shkollës në Hamburg, transmetojnë agjencitë, duke iu referuar organeve lokale për mbrojtjen e së drejtës.
Bomba është zbuluar gjatë punëve ndërtimore në rajonin e qytetit Sent-Pauli.
Rreth 600 persona janë evakuuar nga ndërtesa fqinje për shkak të mjetit të rrezikshëm. Bëhet fjalë për bombë aeroplani 500-kilometërshe, që gjatë rënies është shpërndarë në disa pjesë, ndërsa mes tyre ka pasur edhe një pjesë të vogël në të cilin kanë qenë detonatori dhe mbushja shpërthyese.
Deminuesit po përgatiten që ta neutralizojnë atë që ka mbetur nga bomba.
Në vitet e luftës mbi Hamburg ka pasur mbi 70 fluturime, kryesisht nga ana e aviacionit britanik. Si rezultat i bombardimit, qyteti ka qenë pothuajse i shkatërruar tërësisht që prej vitit 1943. Dhjetëra mijëra persona kanë vdekur, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar. Prej tyre mbi një milion kanë mbetur pa shtëpi.
Tuesday, 28 February 2012 11:00