Tetovë – Universiteti shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova së bashku do të organizojnë më shumë manifestime shkencore, kulturore dhe sportive, si pjesë e programit për shënimin e 100 vjetorit nga flamuri kombëtar, u tha në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp të kryesive të dy universiteteve, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.
Vendimi është marrë në seancat e ndara të rregullta të senateve nga dy institutet e arsimit të lartë.
Të dy universitetet, tha zëvendëskryeministri Xhaferi, nga fillimi janë përfshirë në këto aktivitete rreth shënimit të 100 vjetorit nga simboli ynë më i rëndësishëm të identitetit kombëtar – flamurit.
“U bëjmë thirrje që të na bashkëngjiten edhe organizata tjera sportive, kulturore, politike dhe institucione dhe individë dhe ta japin kontributin e tyre në këto manifestime në këtij vit jubilar”, theksoi Xhaferi, i cili është anëtar i Këshillit organizativ për shënimin e 100 vjetorit nga Dita e flamurit.
Sipas rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika, shqiptarët së bashku me flamurin paraqesin faktor stabiliteti në rajon.
“Vizioni evropian nënkupton shoqëri të bazuara në dituri, që është edhe roli kryesor i universiteteve të cilat kanë përgjegjësi për përhapje të vlerave veçmë të dëshmuara në shkencë dhe bashkëpunimin me të gjithë me të cilat jetojmë së bashku me vite dhe shekuj dhe krijojmë vlera të përbashkëta”, tha Dika.
Prorektori për arsim i USHT-së Ismail Ahmedi shfaqi një pjesë nga aktivitetet e përbashkëta, si garat studentore në skijim, që në muajin mars do të mbahen në Kodrën e Diellit, më shumë ekspozita të skulpturave, fotografive, tribuna, seminare… me ç’rast i ndau simpoziumin për zhvillim të arsimit të lartë në gjuhën shqipe që duhet të mbahet më 18 maj, ekspozita e dokumenteve dhe materialeve rreth Kongresit të Manastirit në vitin 1908 për themelim të alfabetit në gjuhën shqipe dhe konferencën shkencore nga fundi i muajit tetor në të cilën ekspertë nga më shumë rajone në vend dhe jashtë vendit do të bisedojnë për zhvillimin shkencor, arsimor dhe kulturor të shqiptarëve në shekullin e kaluar.
Tuesday, 28 February 2012 08:00