Nuk është aspak e pamundur dhe mbi të gjitha aspak një ekzagjerim. 2o-vjeçari Alex Rawlings ka fituar një konkurs ndërkombëtar si studenti që di më shumë gjuhë të huaja.
Studenti i Oxford University flet rrjedhshëm 11 gjuhë: gjuhën angleze, greke, gjermane, spanjolle, ruse, hollandezen, afrikanen, francezen, hebraishten, katalanasen dhe italianen.
Rawlings tha se nëna e tij ishte gjysmë greke dhe i fliste gjysmë greqisht, gjysmë anglisht dhe pak frëngjisht. Aktualisht po studion gjermanisht dhe frëngjisht në universitet ndërsa po mëson vetë hollandisht pasi i pëlqen të flasë me njerëzit kur udhëton.
“Që kur isha i vogël gjithmonë kisha dëshirë që të dija sa më shumë gjuhë”, ka thënë 20-vjeçari. “Gjuha ime e preferuar është greqishtja, sepse e kam folur që në fëmijëri. Ka vlera sentimentale dhe kam një lidhje të fortë me Greqinë sepse kam familjen e nënë sime”.
Në fillim të konkursit të realizuar nga botuesi Collins morën pjesë nxënës dhe studentë të moshave 16 deri 22 vjeç që flisnin shumë gjuhë të huaja. Ai doli fituesi i këtij konkursi.
Monday, 27 February 2012 17:00