Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 12:08

Filmi “The Artist” ka marrë çmimin “Oscar” për filmin më të mirë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme të kinematografisë në botë. Filmi pa dialog që flet për jetën e një artisti, ka triumfuar në kategoritë kryesore duke marrë plot 5 çmime nga dhjetë nominime të mundshme. Regjisori i këtij filmi Michel Hazanavicius ka marrë çmimin”Oscar” për regjinë më të mirë.

“Kjo është një gjë e mrekullueshme. Faleminderit shumë”, ka thënë Hazanavicius që ka bërë regjinë e “The Artist”. I njëjti film ka marrë çmim për kostumografin dhe muzikën më të mirë. Aktori me rolin kryesor në po këtë film, Jean Dujardin ka marrë çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë.

Ndërsa çmimin për aktoren më të mirë e ka marrë ylli i njohur i ekranit të madh Meryl Streep për rolin e saj në filmin “The Iron Lady”. Aktorja ka qenë kandidate e kësaj kategorie plot 17 herë dhe ky është çmimi i tretë “Oscar” që ajo merr si aktorja më e mirë.
“Kur më thirrën emrin mendova: Oh, jo përsëri! Por megjithatë kjo s’ka rëndësi”, ka thënë Streep, me sy të përlotur.

Me pesë çmime “Oscar” gjithashtu, por kësaj here për teknikën, e ka marrë çmimin filmi me regji të Martin Scorsese “Hugo”. Ky film ka marrë çmimin për miksim të zërit, zërimin më të mirë, kinematografinë më të mirë, skenografinë dhe efektet vizuale më të mira.
Skenari më i mirë origjinal është shpallur ai i Woody Allen për filmin “Midnight in Paris”, që ka qenë gjithashtu i kandiduar edhe për filmin më të mirë. Ndërsa çmimi për skenarin më të mirë të adaptuar ka shkuar për filmin “The Descedants”, që gjithashtu ka qenë në garë për filmin më të mirë.

Çmimin e aktores më të mirë në rolin dytësor e ka fituar Octavia Spencer për rolin e saj në filmin “The help”, dhe aktori më i mirë në këtë kategori është shpallur Christopher Plummer për rolin e tij në filmin “Beginners”.

Gjatë natës së ndarjes së çmimeve më prestigjioze në kinematografinë botërore janë dhënë edhe disa vlerësime për kategori të ndryshme.

Çmimi për dokumentarin më të mirë i ka takuar “Undefeated” dhe për filmin më të mirë të animuar është shpallur “Rango”. Për “Best Editing”, çmimi i ka takuar filmit “The Girl With the Dragon Tattoo”, ndërsa për “Best Make Up” është vlerësuar filmi “The Iron Lady”.

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj është shpallur “A separatin”. Regjisori i këtij filmi, Asghar Farhadi ka mbajtur një fjalim emocionues duke thënë se mbi të gjitha iranianët janë të lumtur për këtë çmim sepse vendi i tyre po përmendet për diçka të bukur dhe jo vetëm për luftë. Teksa çmimi për këngën më të mirë dhe origjinale i ka shkuar “The Muppets”, filmi më i mirë i shkurtër është zgjedhur “The Shore”, dokumentari më i mirë shkurtër është zgjedhur “Saving Face”, ndërsa filmi “The Fantastic Flying Books of Mr. Morris Lessmore” është zgjedhur më i miri në kategorinë e animacionit të shkurtër. Gjatë ceremonisë janë nderuar edhe disa personalitete të kinematografisë që sot nuk jetojnë më.

Më poshtë është lista e plotë e 24 çmimeve “Oscar” të ndarë sipas rendit të ceremonisë:

1. Best Achievement in Cinematography: “Hugo”, Robert Richardson

2. Best Achievement in Art Direction: “Hugo”, Dante Ferretti, Francesca Lo Schiavo

3. Best Achievement in Costume Design: Mark Bridges, “The Artist”

4. Best Achievement in Makeup: Mark Coulier, J. Roy Helland, “The Iron Lady”

5. Best Foreign Language Film of the Year: “A Separation”, Asghar Farhadi (Iran)

6. Best Supporting Actress: Octavia Spencer, “The Help”

7. Best Achievement in Editing: Angus Wall, Kirk Baxter, “The Girl ëith the Dragon Tattoo”

8. Best Achievement in Sound Editing: Philip Stockton, Eugene Gearty, “Hugo”

9. Best Achievement in Sound Mixing: Tom Fleischman, John Midgley, “Hugo”

10. Best Documentary: “Undefeated”, Daniel Lindsay, T.J. Martin and Rich Middlemas

11. Best Animated Feature Film of the Year: “Rango”, Gore Verbinski

12. Best Achievement in Visual Effects: “Hugo”, Robert Legato, Joss Williams, Ben Grossmann, Alex Henning

13. Best Supporting Actor: Christopher Plummer, “Beginners”

14. Best Original Score: Ludovic Bource, “The Artist”

15.  Best Original Song: Bret McKenzie, “The Muppets”

16. Best Adapted Screenplay: Alexander Payne, Nat Faxon, Jim Rash “The Descendants”

17. Best Original Screenplay: Woody Allen,” Midnight in Paris”

18. Best Short Film: ”The Shore”

19. Best Documentary, Short Subjects: “Saving Face”

20. Best Animated Short Film: “The Fantastic Flying Books of Mr. Morris Lessmore” 

21. Best Achievement in Directing: Michel Hazanavicius, “The Artist”

22. Best Actor in a Leading Role: Jean Dujardin, “The Artist”

23. Best Actress in a Leading Role: Meryl Streep, “The Iron Lady”

24. Winner, Best Motion Picture of the Year: “The Artist”

(LajmeShqip.com)