Moskë – Shërbimet speciale të Rusisë dhe Ukrainës kanë parandaluar një sulm terrorist të përgatitur ndaj kryeministrit rus dhe kandidatit presidencial, Vladimir Putin, kumtoi sot televizioni rus, Kanali i parë.
Në qytetin ukrainas të Detit tët Zi, Odesa janë zënë tre kriminelë, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. Banditët kishin shtetësi ruse. Që të tre janë fshehur nga shërbimet e sigurisë, duke ndryshuar shpesh adresat në të cilat kanë jetuar në këtë qytet bregdetar.
Nga deklaratat e tyre është zbuluar se ata kanë pasur qëllim në Moskë ta kryejnë aktin kriminal, menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale më 4 mars, informon televizioni.
Sekretari për shtyp i Vladimir Putin, Dimitrij Peskov, e konfirmoi informatën për atentatit e parandaluar ndaj kryeministrit, por refuzoi të komentojë.
Më 7 shkurt Shërbimi i sigurisë i Ukrainës kumtoi se më 4 shkurt janë arrestuar tre shtetas rusë për shkak të aktiviteteve terroriste. Tani për tani nuk është e ditur nëse bëhet fjalë për grupin e njëjtë.
Në vitin 2000 shërbimet speciale ukrainase disponuan me të dhëna për atentat të përgatitur ndaj Putinit, i cili atëherë ishte kryetar i Federatës ruse. Atentati duhej të kryhej gjatë kohës së takimit joformal të nivelit të lartë të vendeve nga ZND në Jaltë, mbajtur më 18 dhe 19 gusht të vitit 2000. Për këtë rast në Krime janë arrestuar katër çeçenë, të cilët në fund janë ekstraduar nga Ukraina. Nuk përmendet se çfarë është fati i tyre i mëtejmë.
Monday, 27 February 2012 09:00