Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 10:00

Bruksel (PLOTESUAR 27 shkurt, 15:45) Ështё e papranueshme qё edhe mё tutje kosovarёt tё jenё qytetarёt e vetёm të cilët nuk gёzojnё lёvizjen pa viza nё zonёn Shengen”, ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një takimi të përbashkët me ministrin e Punёve tё Jashtme tё Austrisё, Majkëll Spindeleger dhe ministren kosovare të Integrimeve Evropiane, Vlora Çitakun.

Ministrat koosvarë kanë vazhduar edhe të hënën takimet nё Bruksel. Ata kanë thënë se “ёshtё koha e fundit qё Republika e Kosovёs tё marrë udhërrëfyesin, tё nёnshkruhen marrëdhёniet kontraktuale dhe tё fillojё studimi i fizibilitetit pёr marrëveshjen pёr Stabilizim Asociim me Bashkim Evropian”.

Ministrat koosvarë kanë pasur takime me shumë nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare te BE-së, të cilët po zhvillojnë një takim ministror në Bruksel.

Nga ky takim janë dhënë sinjale pozitive për dhënien e kandidaturës Serbisë, por nuk ka pasur ende prononcime për përfitimet e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë të premten e kaluar në Bruksel. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se me marrëveshjen për bashkëpunim rajonal, me të cilën Kosova paraqitet me fusnotën që përmban Rezolutën 12 44, është hapur rruga për integrim evropian.

*************************

Prishtinë-Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku udhëtuan të dielën drejt Brukselit, ku pritet të kenë takime të shumta me përfaqësues të Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare të saj.

Në të gjitha këto takime ata do informojnë zyrtarët për reformat që ka bërë Republika e Kosovës në shtetndërtimin e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe në përmbushjen e standardeve të nevojshme për integrimin europian.

Hoxhaj dhe Çitaku do të kërkojnë mbështetjen e Brukselit për procesin e integrimit të Kosovës. Ata do të kërkojnë fillimin e procesit për të nënshkruar marrëdhëniet tregtare, në formë të marrëdhënieve kontraktuale mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Po ashtu do të kërkohet nga Brukseli që sa më parë të fillojë studimi i fizibilitetit për Republikën e Kosovës, si parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociimin, si korniza e vetme për integrimin e Republikës së Kosovës. (LajmeShqip.com)