Athinë- Policia greke dje në Athinë çaktivizoi mjet të fuqishëm shpërthyes, me mekanizëm me orë, në një metro.
Mjeti shpërthyes ishte vendosur në një pako dhe ishte lënë në një ulëse të njërit prej vagonëve.
Bomba është zbuluar nga makinisti i cili ka alarmuar policinë. Bomba është çaktivizuar nga ekspertët për materie shpërthyese dhe është dërguar për studim në laboratorin për kriminalistikë.
Për sulmet mbi objektet shtetërore në Greqi zakonisht përgjegjës janë anarkistët, të cilët shfrytëzojnë mjete djegëse për ndezjen e bankave, shitoreve dhe godinave shtetërore. Deri më tani, transporti publik nuk ishte cak i sulmeve të ekstremistëve majtistë, theksojnë agjencitë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 26 February 2012 14:12