Lajme Shqip Sunday, 26 February 2012 11:56

Damask- Në Siri sot filloi votimi në referendum për Kushtetutën e re, që mund të përfundojë qeverisja pesëdhjetëvjeçare e sistemit njëpartiak, që çoi deri te protestat dhe përleshjet masive në mbarë vendin, në të cilat deri më tani jetën e kanë humbur rreth 7.600 persona.

Presidenti Bashar al-Asad, i cili 11 muaj po lufton kundër kryengritjes në vend, për Kushtetutën e re thotë se do ta projektojë rrugën deri te zgjedhet parlamentare shumëpartiake në afat prej tre muajve.

Të drejtë vote kanë më shumë se 14 milionë banorë, të cilët votojnë në 13.830 vendvotime, transmetojnë mediat franceze.

Opozita e ka bojkotuar referendumin, me argumentin se ndryshime ligjore janë kryer edhe më parë, por nuk janë respektuar asnjëherë nga Damasku zyrtar. Ata kërkojnë dorëheqjen e Asadit si garanci e vetme për respektimin e amendimeve. (LajmeShqip.com)