Lajme Shqip Sunday, 26 February 2012 11:00

E njohur edhe si Zonja e Hekurt, Margaret Thatcher rikthehet për të qënë protagoniste falë filmit “The Iron lady”, në kinematë e kësaj jave dhe me një Marel Streep të denjë për Oscar, që luan rolin e kryeministres britanike.

Por pak ditë pas këtij lajmi mbërrin i dyti, që Thatcher për vite të tëra i ishte nënshtruar teknikave të relaksimit duke u mbështetur tek guru-ja e aktores Kate Fleming.

E njëjta specialiste që ndihmoi të bëheshin të famshëm Laurence Oliver dhe peter O’Toole. Ka qënë pikërisht Oliver që ka vënë në kontakt zonjën Thatcher me ‘tutorin’ e yllit.

E përjavshmja “Sunday Times” kishte gërrmuar më herët në arkivin e Fleming, i dhuruar për Teatrin Kombëtar ku doli në dritë çfarë ka qënë sekreti i deritanishëm i ish-kryeministres britanike.

Ishte e njohur publikisht që zëri i Thatcher ishte i mprehtë dhe bezdisësh, për më tepër sjellja e saj e ngurtë dhe jo shumë e ndjeshme ndaj të tjerëve. E vetëdijshme që kishte difekte për një karrierë politike Zonja e Hekurt vendosi t’i kërkojë ndihmë për të mësuar të flasë në publik dhe të qëndrojë mes njerëzve.

Një kurs përplasjesh për tu bërë zonja e parë e mbretërisë. Mësohet se leksionet me gurunë zgjatën prej vitit 1972 deri 1976, shton burimi, pas mbarimit të tyre u shpall në 1979 sekretare e partisë dhe pak më vonë edhe kryeministria e parë femër e Britanisë së Madhe.