Lajme Shqip Saturday, 25 February 2012 14:00

Tiranë – Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe e quajti dje,“delirant”, ish-nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiun.

Ndërsa e ka dëgjuar gjatë një emisioni televiziv, Braçe është shprehur në faqen e tij personale në Facebook: “Unë i respektoj njerëzit aktivë dhe me iniciativë. Por delirantët nuk i duroj dot. Kreshnik Spahiu, në Top Story: Po bëjmë 1400 anëtarë në ditë vetëm në Durrës! Me këto ritme anëtarësimi ky do na i mbarojë njerëzit”, – ka komentuar Braçe.

“E dyta Kreshnik Spahiu dhe Xhovani Falkone dallojnë si dita me natën! Boll! Ka një kufi! Në këtë vend rrojmë prej kohësh dhe e njohim mirë njëri-tjetrin!

Më tej, Braçe shkruan në komentet që i bën miqve të tij, “ky është nënkryetar i KLD-së me propozim të Saliut, me vota të Saliut. Sa për mua dhe atë kemi diferenca të mëdha. Nëse ky i bika me top Sali Berishës unë i bie ta kem vrarë. Dhe e fundit, nuk ka socialist në këtë vend që të besojë tek një delirant që deri më sot ka dështuar në mënyrë shembullore”, – ka shkruar Braçe.