Lajme Shqip Saturday, 25 February 2012 10:55

Rekordi i burrit më të vogël në botë po shkon drejt Chandra Bahadur Dangi.

72-vjeçari nga Nepali po pret ta bëjë zyrtarisht të vetin rekordin kur të matet më 26 shkurt dhe të regjistrohet në librin e rekordeve Guiness.

Mendohet se Chandra Bahadur Dangi është vetëm 56 centimetra i gjatë, por duhet pritur ende konfirmimi zyrtar.

Ndërkohë, mediat lokale e kanë përqendruar të gjithë vëmendjen tek ky njeri i vogël që jeton në Katmandu.