Prishtinë – Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Puhie Demaku kanë mbajtur sot një takim me europarlamentarët, Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpalosën qëndrimin e Lëvizjes lidhur me proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Lideri i Lëvizjes, Albin Kurti, shprehu shqetësimin lidhur me koncesionet që po bëhen si rezultat i dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se nuk po reduktohet Republika vetëm në emër por edhe në substancë. Ai po ashtu kërkoi që BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë ngase mënyra se si e trajtojnë aktualisht nuk e disiplinon, e për më tepër, as nuk e ndryshon atë.
Përgjatë takimit, europarlamentarët, Fajon dhe Fleckenstein, shprehën interesimin e tyre lidhur me qëndrimet dhe zgjidhjet e ofruara nga Lëvizjes VETËVENDOSJE! në adresimin e çështjeve të ngritura gjatë diskutimit – zhvillimin ekonomik dhe mungesën e vendeve të punës, çështja e veriut, mangësitë e gjyqësorit dhe roli i BE-së në Kosovë.
Friday, 24 February 2012 14:50