Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 14:15

Shkup- Një fëmijë 15 vjeçar është lënduar rëndë në rrahjen masive që ka ndodhur dje pasdite midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në Shkup.

Konflikti ka nisur në autobusin e linjës 65 që po transportonte nxënësit drejt zonave periferike të Shkupit drejt fshatit Stajkovc, ndërsa më pas nxënësit janë përleshur fizikisht pas daljes së tyre nga autobusi.

Njëri nga nxënësit e lënduar rëndë është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit. MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për të ndriçuar incidentin e rëndë. (INA)