New Delhi – Shkencëtarët e Indisë kanë kumtuar se gjenden para zhvillimit të “hundës elektronike”, e cila mund të evidentojë raste të tuberkulozit nëpërmjet frymëmarrjes së pacientit, gjë që do të mundësonte diagnostikimin e shpejtë.
“Hunda elektronike”, e ashtuquajtura “E-hundë”, funksionon me ndihmën e baterive dhe duket njësoj si testet e alkoolit, të cilat i shfrytëzon policia për regjistrim të alkoolit në frymën e shoferëve.
Pacienti fryn mbi pajisjen dhe ajo njeh menjëherë grimcat e tuberkulozit, duke u shndërruar momentalisht në një metodë diagnostikuese shumë të sigurt.
Hulumtuesit shpresojnë se prototipi i pajisjes do të përgatitet për studime klinike deri në tetor të vitit 2013.
Pajisja pritet të shitet me një çmim prej 20 deri në 30 dollarë.
Friday, 24 February 2012 10:30