Romë – Qeveria italiane ka marrë hapa të drejtpërdrejtë kundra pronarit të anijes turistike “Costa Concordia”, për shkak të kostos të dëmit të mundshëm ekologjik dhe shpenzimeve të bëra për nxjerrjen e trupit të anijes.
Anija “Costa Concordia” më 13 janar u fundos në ishullin Giglio, ku si pasojë e kësaj tragjedie humbën jetën 32 persona.
Në fillim të këtij muaji, filloi operacioni i pompimit të derivatit të mbetur nga anija dhe pritet që kjo do të zgjasë deri në katër javë.
Qeveria italiane gjithashtu është e brengosur për shkak të shpenzimeve të nxjerrjes së anijes së madhe e cila u përmbys dhe u fundos deri në gjysmë në det. Operacioni do të mund të zgjasë prej shtatë deri në dhjetë muaj.
Në momentin e aksidentit, në anije kishte 4.229 persona nga 60 vende.
Friday, 24 February 2012 08:45 