Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 23:27

Tiranë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu dhe lideri historik i së majtës, ish kryeministri Fatos Nano, janë takuar sot në mbrëmje, në një nga lokalet e zonës pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet.    

 

Takimi i cili ka zgjatur për rreth 3 orë, ndodh në një kohë që ish kryeministri Nano ka shprehur ambicien e tij për të kandiduar në postin e Presidentit të ardhshëm.     

Pas takimit, ambasadori Arvizu dhe ish- kryeministri Nano nuk pranuan të japim asnjë deklaratë për mediat, ndërsa mësohet se në qendër të bisedimeve të tyre ishte edhe situata aktuale politike në vend.