Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 16:00

Berlin-Gjermania shprehet e prerë, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Kështu ka deklaruar Nikolaus Graf Lambsdorff,  përfaqësues Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Jug-Lindore gjatë një interviste për mediat gjermane.

Kufijtë në Ballkan për Gjermaninë janë të përcaktuar një herë e përgjithmonë dhe kjo vlen edhe për veriun e Kosovës. “Veriu i Kosovës nuk është pjesë e Republikës së Serbisë”-ka thënë Lambsdorff.

Për më tepër Gjermania nuk beson se një ndarje mund të jetë zgjidhje për problemin e Kosovës veriore. Nikolaus Graf Lambsdorff, ka deklaruar se e ardhmja dhe perspektiva evropiane e Serbisë dhe Kosovës do të varet shumë nga rezultate e dilogut që po zhvillohet dje dhe sot në Bruksel.

Për këtë çështje fillimisht do të konsultohen ministrat e jashtëm të BE më 28 shkurt, ndërsa vendimin do ta marrin në samitin e BE-së me 1 mars. (LajmeShip.com)