Prishtinë-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi dje një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, për vrasjen e një ushtari dhe plagosjes së një ushtari tjetër, në misionin paqeruajtës në Afganistan. 
“Pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, duke shërbyer në mision paqeruajtëse në shtete të ndryshme të globit, kanë dhënë shembullin më të mirë të profesionalizmit dhe të përkushtimit për të ndihmuar vënien e paqes në botë. Ndihemi krenarë për punën e tyre, ndërsa lutemi që kapiteni Vogli të prehet në paqe. I dëshirojmë shërim sa më të shpejtë ushtarakut tjetër Aleksandër Peçi”, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga.
Deklarata e saj i bashkohet ngushëllimeve të shprehura më parë nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ndaj homologëve të tyre në Shqipëri, Sali Berisha dhe Edmond Haxhinasto. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 22 February 2012 08:00