Prishtinë-Drejtuesit e Vetëvendosjes janë takuar sot me përfaqësuesin e posaçëm njëkohësisht shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar.
Ky i fundit i njoftoi përfaqësuesit e Vetëvendosjes për angazhimin dhe prioritetet e zyrës që ai drejton si dhe axhendën e BE-së për Kosovën.
Diskutimi u përqendrua në katër çështje kryesore: sundimi i ligjit, situata ekonomike dhe mundësitë për prosperitet ekonomik, negociatat dhe marrëveshjet me Serbinë si dhe ndryshimet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ndërkaq, në takim theksoi nevojën e bashkëpunimit bilateral me vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën.
Ai i tha përfaqësuesit të BE-së se Levizja Vetëvendosje kundërshton marrëveshjet me Serbinë, që po realizon qeveria e Republikës së Kosovës.
Kurti dhe drejtuesit tjerë të Vetëvendosjes po ashtu prezantuan para Zbogar qëllimet dhe projektet e lëvizjes si dhe programi politik të këtij subjekti politik.
Ata shpjeguan propozimet dhe rrugët si dhe mënyren që vendi të dalë nga kriza aktuale politike dhe ekonomike. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 21 February 2012 15:01