Athinë-Pasi marrëveshja e re kreditore do të ratifikohet nga parlamenti, do të vijë momenti për shpallje të zgjedhjeve, deklaroi kryeministri i Greqisë Lukas Papademos në konferencë për shtyp në Bruksel.
Sipas tij, marrëveshja duhet të hyjë në parlament për votim deri më 15 mars. Ai theksoi se deri nga mesi i marsit duhet të përgatitet aktivizimi i planit dhe theksoi përforcim të aftësisë konkurruese të shtetit.
“Prioritet absolut Athina do të japë në zvogëlimin e borxhit”, deklaroi Papadhimos dhe shtoi se vendimet e Eurogrupit janë me rëndësi kyçe për ekonominë greke dhe për ristrukturimin e borxhit grek. Eurogrupi miratoi pako të re ekonomike të ndihmës për Athinën prej 130 miliardë eurosh.
Sipas Oli Ren, eurokomisioner evropian për çështje monetare dhe ekonomike, pakoja e dytë ekonomike për Greqinë do të sigurojë shteti që të shmangë falimentim dhe do të zbatohet me mbikëqyrje të përforcuar nga ana e kreditorëve. Këtë e deklaroi pas seancës së ministrave të financave nga Eurozona në të cilën u miratua pakoja e dytë e ndihmës ekonomike për Athinën.
“Pakoja e ndihmës bazohet në kushte strukturore: mbikëqyrje e përforcuar mbi Greqinë dhe praninë e vazhdueshme e misionit të KE-së në Greqi”, theksoi Ren.
Marrëveshja për Greqinë është me përmasa të mëdha, ndërsa shlyerja e borxhit është me qëllim që të garantohet e ardhmja e shtetit në Eurozonë, deklaroi pas takimit në Bruksel, kryetari i Eurozonës, kryeministër i Luksemburgut, Zhan Kod Junker.
Momentalisht kapaciteti kreditor është 500 miliardë euro, që konsiderohet si i pamjaftueshëm nga një numër i madh ekonomistësh, duke pasur parasysh domsodoshmërinë për parandalimin e zgjerimit të krizës në shtete tjera.
Kryetari i BQE-së, Mario Dragi e përshëndeti marrëveshjen. “Kjo është një marrëveshje e mirë dhe zbatimi duhet të vëzhgohet mirë”, deklaroi ai. Transha e parë nga FMN-ja e pakos së dytë të ndihmës ekonomike do të jetë 13 miliardë euro, deklaroi burimi diplomatik evropian. Ai nuk precizoi si do të shpërndahet financimi mes eurozonës dhe FMN-së. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 21 February 2012 17:00