Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 13:30

Bashkëpunimi i këngëtares kosovare Rita Ora me DJ Fresh, “Hot Right Now”, ka zënë vendin e parë në top-listën zyrtare të këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe.

Këngëtarja 21-vjeçare me këtë arritje ka fituar shpërblimin “Official Singles Chart Number 1 Award” (kënga solo zyrtarisht numër një), që kohët e fundit u jepet artistëve.

“Jemi shumë të lumtur, faleminderit dhe është një nder i madh ta fitojmë këtë çmim”, ka thënë Rita pas pranimit të çmimit.

Mediat britanike i kanë kushtuar hapësirë të madhe vajzës me origjinë nga Kosova, e cila tashmë ka pranë vetes personazhe të famshme. Rita ka bashkëpunuar me The-Dream, Drake dhe Will.i.am.