Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 16:00

Prishtinë-Manifestimi në përkujtim të grevave të lavdishme të minatorëve të Trepcës, ka filluar sot në Stantërg. 

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Ferat Shala, kujton grevën e para 23 vjetëve të minatorëve, e cila kishte tronditur themelet e ish Jugosllavisë

“Pikërisht sot e 23 vjet më parë në Stan Tërg kishte filluar greva e madhe e minatorëve , nji grevë e cila kishte filluar me kërkesa sociale e që pastaj u shëndrrua edhe në kërkesa politike e gjithëmarshme popullore të asaj periudhe”-tha Shala.

Sipas tij sot Trepca përpiqet të arrijë epitetin që kishte dikur, ky gjigant. 

Në kuadër të Javës së minatorëve, nesër, në sallën solemne të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, mbahet simpoziumi shkencor “Trepça ndër shekuj”, që e organizon Instituti i Historisë së Kosovës dhe Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”.

Ndërsa, më 27 shkurt, në Kishnicë, do të organizohet një manifestim solemn, kushtuar kësaj ngjarjeje historike. Gjatë këtyre ditëve, minatorët e Trepcës, do të zhvillojnë edhe veprimtari kulturore e sportive, homazhe e vizita nëpër familje dëshmorësh. (LajmeShqip.com)