Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 08:00

Prishtinë-Ka nisur dje projekti i përbashkët i Aleancës Kosovare të Bizneseve me organizatat simotra në Shqipëri, Preshevë, Mal të Zi, e Maqedoni.

Ky projekt synon rritjen e vetëdijes së popullatës mbarë-shqiptare për të konsumuar mallra cilësorë që mbajnë vulat si prodhim vendor, potencoi kryetari i AKB-së Agim Shahini.  

“Kjo nismë është vetëdijesimi më i madh i qytetarëve mbarë-shqiptarë. Si prodhim vendorë janë shumë cilësore dhe këto prodhime duhet të vlerësohen nga qytetarët shqiptarë, që janë mbi 7 milionë.”

Projekti parasheh aktivitete që ndërlidhen me prezantimin e produkteve vendore në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Ulqin dhe Preshevë.

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, shpreson se nuk do të ketë pengesë në mbajtjen e këtij aktiviteti.

Gjatë prezantimit të këtyre aktiviteteve që do të përmbyllen me 28 nëntor, në zyrat e AKB-së njëherit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes këtij asociacioni të biznesit dhe Komunës së Preshevës. (LajmeShqip.com)